E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbeti i plagosur në atentatin e Rinasit, ndërron jetë Muçi Shaljani

Muçi Shaljani (Sheqeri) i cili mbeti i plagosur rëndë në atentatin e Rinasit më 11 nëntor ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës ku ishte vendosur në intubim.

Shaljani mbeti i plagosur në atentatin e mesditës së 11 nëntorit teksa ishte kthyer nga Barcelona së bashku me mikun e tij Gilmando Dani (i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit) ku ky i fundit mbeti i vdekur në vend.

40-vjeçari Shaljani, i cili drejtonte automjetin tip Benz mori gati 10 plumba, dy prej të cilëve e kapën në kokë, duke i shkaktuar plagë të mëdha. Ai u dërgua në spitalin e Traumës dhe u vendos në intubim, por pa arritur të mbijetojë duke ndërruar jetë në mëngjesin e 15 nëntorit.

 “Në vijim të informacionit të dhënë më datë 11.11.2025, mbi ngjarjen e ndodhur tek rrethrrotullimi i Rinasit, ju informojmë se shtetasi M. Sh. (Sh.), i cili mbeti i plagosur, ka humbur jetën gjatë natës”, theksohet në njoftimin e policisë.

Pas atentatit, Muçi Shaljani rezultoi që ishte edhe agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), prej rreth tre muajsh, ndonëse me të shkuar problematike dhe pa pasur certifikatën e nevojshme të sigurisë.

Kjo solli hetime intensive për të zbardhur procedurat që janë ndjekur për emërimin e tij si agjent i AMP-së.

Pas hetimeve AMP njoftoi ndalimin e dy punonjësve të Policisë së Shtetit, Nënkomisar B.C. dhe Inspektor A.Z. të Komisariatit Nr. 3, Tiranë. Ata dyshohen se kanë falsifikuar Vërtetimin e Besueshmërisë që i mundësoi Muçi Shaljanit të punësohej si agjent i AMP-së.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›