E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamëz, 300 të rinj bëhen pjesë e PS-së

Rama gjatë dorëzimit të teserës së anëtarësisë

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar një vizitë në Kamëz ku u dorëzoi kartat e anëtarësisë 300 të rinjve. Lideri i opozitës u bëri apel të rinjve për pjesëmarrje sa më të gjerë në politikë.

Gjatë këtij takimi, kreu i PS-së ka prekur edhe problemin e moslegalizimit të ndërtesave. Rama është shprehur se PS nuk kërkon besim të verbër të banorëve të Kamzës, siç ia kanë dhënë për 20 vjet PD-së por kërkon besim të bazuar në një marrëveshje ku ky besim të kthehet në mirënie.

Gjëja që ne na takon të bëjmë nuk është thjesht që të përfitojmë nga pakënaqësitë dhe nga dëshpërimi me çfarë ka bërë keq, apo nuk ka bërë mirë Saliu dhe PD. Nuk na takon që të mjaftohemi me kaq dhe tju themi njerëzve që shiko më keq se kaq nuk ka dhe tani hiqni këta dhe na vini ne. Ne na takon që njerëzve tju themi sesa më mirë do ta bëjmë ne punën në shërbim të tyre dhe sa më e mirë mund të jetë politika, në rast se sa më shumë njerëz bëhen bashkë dhe përfshihen, jo për të dhënë besim të verbër siç i dhatë ju besim të verbër me vite me radhë PD, u shpreh Rama. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›