Presidenca mundesi per realizimin e detyrave te KiE-se
Marrja e Presidencës së Këshillit të Europës, përbën një moment historik për Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Kështu ka deklaruar kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, gjatë takimit të organizuar në Tiranë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit. Kryeparlamentarja Topalli theksoi se Shqipëria është e vetëdijshme për detyrën e vështirë, por në të njëjtën kohë përbën një mundësi për realizimin e objektivave të Këshillit të Europës.
Kryeparlamentarja vuri theksin tek tolerance fetare në Shqipëri, çka sipas saj përbën një model për të gjithë. Ajo nënvizoi si themelore bashkëjetesën mes vendeve në rajonin e Ballkanit. Nga ana e tij, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto ndau me pjesëmarrësit në këtë aktivitet prioritetet e Presidencës shqiptare të Këshillit të Europës.
Pas deklaratave, mbledhja e organizuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës vijoi me diskutimin e axhendës së punës së këtij organizmi për muajt e ardhshëm.