E Diel, 1 Nëntor 2026

Kamëz, 50-vjeçares i grabisin me dhunë varësen

TIRANE-Një grua 50-vjeçe ka rënë pre e grabitjes me dhunë në zonën e Bathores në Kamëz. 

Sipas policisë, një 50-vjeçare ka denoncuar dy persona se i kanë vjedhur me dhunë varësen që mbante në qafë. 

Gruaja bën me dije se, dy autorët lëvizinin me një makinë tip “Opel” ngjyrë e zeze me targa italiane, të cilët pasi i grabitën varësen janë larguar menjëherë nga vendngjarja. 

Policia, e cila ndodhet në vendngjarje po punon për kapjen e autorëve.

(m.s/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›