E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grevë e përgjithshme 48 orëshe në sektorin publik në Greqi

Me grevën e përgjithshme 48 orëshe sot dhe nesër, kulmojnë reagimet e punonjësve të sektorit publik kundër masës së kalimit në dispozicion. 

Paradite do të ketë një tubim proteste të sindikatës së sektorit publik (ADEDY), ndërsa më herët do të jetë tubimi i grupimit PAME.

Në protesta do të marrë pjesë edhe konfederata e përgjithshme sindikale (GSEE), që ka vendosur ndërprerje 4 orëshe të punës, nga ora 11,00 deri 15,00.

ADEDY, në një konferencë për shtyp, deklaroi se do të vazhdojë dhe përshkallëzojë reagimet, në bashkëpunim me sindikatat e sektorit privat GSEE dhe partnerët socialë.

Në lëvizjet është përfshirë edhe sektori i shëndetësisë, me grevat e mjekëve dhe punonjëve të spitaleve. Edhe punonjësit e gjykatave marrin pjesë në grevën 48 orëshe, ndërsa edhe avokatët nuk do të punojnë të mërkurën.

Probleme do të ketë edhe në sektorin r trasnportit hekurudhor, për shkak të ndërprerjes 4 orëshe të punës prej 11 00 deri 15 00, që ka shpallur federata sindikale e hekurudhave.

Ndërprerje triorëshe të punës, nga 09 00 deri 12 00 kanë vendosur edhe federatat sindikale të mediave informative.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›