E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kamëz, makina përplas dy policë, vdes efektivi, arrestohet autori

polici-aksidentNjë aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Kamëz, ku një efektiv i policisë rrugore ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Patrulla e policisë është përplasur nga një makinë BMV X5, e cila nuk i është bindur thirrjes së policisë për të ndaluar. Pas aksidentit mjeti është larguar menjëherë nga vendngjarja. Efektivi i policisë S.Lena nuk ka mundur ti rezistojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë, ndërsa efektivi tjetër P.Lleshi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Ushtarak. Policia vendosi 10 milionë lekë të vjetra shpërblim për cilindo që do të ofronte informacione të sakta lidhur me vendndodhjen e autorit të ngjarjes. Arrestimi i autorit u bë i mundur në orët e para të mëngjesit në Durrës. Arrestimi i Edmir Kolecit u bë pranë Katër Rrugëve të Shijakut nga Komisariati numër 5 dhe Drejtoria e Policisë Tiranë.

Homazhe për policin e rënë në krye të detyrës

Me qindra efektivë të policisë, zyrtarë të shtetit, përfaqësues të forcave politike dhe qytetarë të thjeshtë bënë homazhe pranë trupit të pajetë të efektivit të policisë rrugore, Selami Lena.  Ceremonia, e nisur nga ora 13:00 e ditës së dielë, u mbajt në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në Tiranë.  I pranishem ne homazhe, kryeministri Berisha shprehu ngushellimet e tij familjes se deshmorit Lena, ndersa premtoi se “ligji do te godase me te gjithe forcen e tij autorin e kesaj vepre kriminale”.
Njekohesisht, Berisha i uroi sherimin sa me te shpejte efektivit te dyte te policise, i cili sic e pranoi vete kryeministri, nga informacionet e tij te fundit, mbetet ne gjendje teper te rende per jeten.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›