Vdekja e ëmbël, Zvicra vendi që dhuron eutonazinë
Nga Aurora Allushaj
Dignitas ndihmon pacientët e sëmurë rëndë ti japin fund dhimbjeve
Udhëtimi i vdekjes, një zgjedhje e vetëdijshme dhe e ligjshme për ti dhënë fund jetës në klinikat që ndodhen në shtetin zvicerian.
Një nga klinikat e vetëvrasjes, ndodhet në FORCH (në kantonin e Cyrihut), quhet Dignitas dhe është themeluar nga avokati Ludwig A. Minelli në vitin 1998 për vetëvrasjet e asistuara. Kjo praktikë është konfirmuar nga një referendumi i mbajtur në Zyrih, duke e lejuar këtë opsion ekstrem vetëm për jorezidentët, ndërsa eutanazia mbetet ilegale për zviceranët.
Dignitas – Të jetosh me dinjitet është një shoqatë jo-fitimprurëse, që sipas statutit, synon të sigurojë anëtarëve të saj një jetë dhe një vdekje me dinjitet, e drejtë kjo e çdo qenie njerëzore. Shoqata pretendon të mbështesë anëtarët e saj kur janë në jetë, duke ndërhyrë “sa herë që ata paralajmërojnë se dinjiteti i tyre njerëzor është kërcënuar nga autoritetet, nga drejtuesit e një shtëpie pleqsh, apo persona të tjerë dhe këta të fundit nuk janë të lirë për zgjedhur”. Për tiu bashkuar kësaj shoqate duhet paguar një tarifë regjistrimit prej 200 franga zvicerane (rreth 160) dhe një tarifë minimale vjetore prej 80 franga. “Për të mos ngelur në mëshirën e një mjekësie çnjerëzore – thotë shoqata me seli në Zvicër – ka një zgjidhje të mundshme: një testament biologjik juridikisht i vlefshëm, në të cilin deklarohet që dëshirohet të vdekja me dinjitet. Kjo deklaratë do të shmangë çdo paqartësi.
Të ndihmosh vdekjen
Çdokush që vuan nga një sëmundje e pashërueshme apo dhimbje e padurueshme, dhe për këtë arsye vendos ti japë fund ditëve të tij, mund ta kërkojë shoqatën Dignitas. Struktura zviceran do të verifikojë nëse personi i interesuar nuk është shtyrë nga një person apo palë e tretë për të dëshiruar vdekjen. Për të kryer vetëvrasjen klinika përdor një recetë që nuk shkakton dhimbje dhe vepron shpejt duke bërë që pacienti të kalojë pa vuajtje nga gjumi në vdekje. Gjithçka kryhet në praninë e dy dëshmitarëve, por mund të bëhen pjesë edhe familjarët e zgjedhur më parë nga personi.
Vdekja kushton 3 mijë euro
Çmimi bazë në klinikat vetëvrasëse zvicerane është 3000 . Edhe pse kjo mund të tingëllojë groteske, ekziston dhe një listë pritje. Kjo mund të bëhet në Zyrih, në Lozanë ose Bernë ose në një tjetër ku ligji lejon për të ndërmarrë udhëtimin e fundit. Holanda, Belgjika dhe Luksemburgu janë vende të tjera evropiane ku praktika është e mundur.
Mjekët që vizitojnë pacientin janë zakonisht tre, teknikisht, janë thirrur për të vlerësuar gjendjen e shëndetit, edhe pse në teori influencohen duke pasur parasysh vullnetin e personave që shkojnë aty.
Pacienti ka të drejtë të zgjedhë dekorin e dhomës e cila do të jetë ambienti i fundit i jetesës në tokë,muzikën, ushqim dhe pijet. Pacienti ka të drejtë të rishqyrtojë vendimin, sepse fjala e fundit është gjithmonë e tij.
Nëse rast se nuk do të ndryshojë mendjen, i duhet të gëlltisë dy tableta kundër përzierjes dhe disa hapje phenobarbita. Në tre deri katër minuta pacienti bie në gjumë. Përgjithmonë!