E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamez makina perplas dy police

Tabela me shkrimin “Ndal policia” ndodhej fare pranë policit i cili humbi jetën dhe kolegut të tij që mbeti i plagosur në gjendje kritike në postbllokun rutinë të ngritur në zonën e Kamzës. 

Selman Mena nuk ia doli mbanë t’i mbijetonte përplasjes nga automjeti që nuk i ndaloi atij dhe shtatë oficerëve të tjerë që ndodheshin në postbllok. Efektivi i policisë ndërroi jetë rrugës për në spital. Ndërkohë që punonjësi tjetër i policisë, Preng Lleshi ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Skenari është gati-gati i njëjtë me atë të shumë kohëve më parë, ku një tjetër oficer policie mbeti i vrarë si rezultat i shpejtësisë marramendëse të automjeteve që nuk i binden policisë për të ndaluar. Postblloku i policisë ishte ngritur, tha një zyrtar, sikurse edhe herë të tjera në vijim të masave të komisariatit numër pesë dhe Drejtorisë së Tiranës. Ai përbëhej nga tetë efektivë policie dhe në çastet kur dy oficerët po kontrollonin një automjet me targa greke, automjeti tip BMË. i cili po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara, ka përplasur efektivët të cilët në atë kohë, sipas versionit jo zyrtar, kanë tentuar të lëshojnë sinjalin “ndal policia”. Autori deklarohet se e ka braktisur automjetin luksoz në periferi të Kamzës në një kohë që identiteti i tij është identifikuar sipas një burimi të Top Channel me emrin Edmir Islam Koleci.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›