E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri: Pas shtatorit nuk do të këtë struktura ilegale serbe

Këshilltari i presidentes së Kovës, Ramush Tahiri, ka thënë se tashmë në Bruksel pala kosovare dhe ajo serbe kanë renë dakord në parim për krijimin e një asociacioni të Komunave, ku do të përfshinte të dhjetë komunat me shumicë serbe.


Tahiri tha për RTK-në se është arritur marrëveshja në parim që të shpërbëhen strukturat ilegale serbe, gjegjësisht ato të sigurisë dhe të inteligjencës, ndërsa strukturat që janë të zgjedhur nga populli, do transformohen.

“Asociacioni i komunave do krijohen ne gjithë territorin e Kosovës. Jo vetëm në katër komunat në veri, por në të gjitha komunat që kanë dalë nga decentralizimi. Ky asociacion është siç është asociali i komunave në nivel të Kosovës. Pra është një OJQ që koordinon punë e komunave. Mirëpo, nuk ka të bëjë assesi më funksionet tjera”, tha Tahiri.

Ai tregoi se zgjedhjet në katër komunat serbë të veriut do të organizohen në muajin shtatorë të këtij viti.

“Tash për tash jemi marr vesh që zgjedhjet të mbahen në shtator. Pas kësaj do zgjidhen kryetaret dhe këshilltarët komunal, ku më pas do aplikohen ligjet e Kosovës. Përfundimisht pas shtatorit nuk do të këtë as një strukturë ilegale në Kosovë”, tha Tahiri.
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›