E Diel, 1 Nëntor 2026

Kamëz, shpërthim në një kopësht, 3 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një kopësht në Kodër ku për pasojë janë plagosur 3 persona.

Sipas informacioneve më të fundit shpërthimi ka ndodhur në kuzhinën e kopshtit si pasojë e rrjedhjes së gazit ndërkohë që si pasojë e këtij shpërthimi janë plagosur kuzhinierja Diamante Hima si dhe Bekim dhe Drita Xhanari.

Menjëherë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore ndërsa ende nuk ditet gjendja e tyre shëndetësore.

Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›