E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamez terror me arme ne shkolle

23-vjecari Elis Ademi u arrestua nga policia gati 20 minuta pasi kishte qelluar me arme ne drejtim te kater te rinjve te cilet e kishin dhunuar ate per shkaqe banale.UPDATE

I riu nga fshati Zallmner i Tiranes por me banim me Kamez ishte konflikuar me bashkemoshataret e tij ndersa me vone ata e kishin rrahur ate. Pas grindjes Ademi kishte marre nje automatik qe e mbante ne shtepi dhe ka qelluar ne drejtim te kater djemve duke i ndjekur ata deri ne brendesi te shkolles per agro-biznes. Kur policia e ka rrethuar 23-vjecarin ai fillimisht ka bere rezistence duke qelluar serisht me arme ne ajer. Fatmiresisht ngjarja eshte mbyllur pa viktima. Pak minuta pasi Elis Ademi u arrestua shkolla prane te ciles ndodhi shkembimi i zjarrit nderpreu mesimin.

Policia tha jo zyrtarisht se 23-vjecari nuk njihej si problematik dhe ka gjasa qe te kete qelluar me arme ne gjaknxehtesi e siper por jo me qellimin per ti vrare kundershtaret e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›