E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamionë e helikopterë me ushqime për zonat e bllokuara

TIRANË- Nisen kamionë de helikopterë me ndihma ushqimore për komunat e bllokuara në veri të vendit.

Drejtori i rezervave materiale të shtetit, Hysen Arapi ka njoftuar se janë në pritje të kërkesave të komunave, për tiu gjendur pranë në cdo rrethanë e për plotësimin e nevojave që mund të kenë në kushtet e izolimit nga bora.

Drejt Pukës janë nisur dy kamionë me 300 pako ushqime, për tiu shpërndarë banorëve që e kanë të pamundur lëvizjen, e që kanë bllokuar në banesat e tyre.

Ndërkohë që drejt Dibrës janë nisur dy helikopterë po me ngarkesa ushqimore. Destinacioni i tyre mësohet të jetë Trebishti dhe Klenja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›