Moti i keq, rikthehen reshjet e borës në veri. Policia: 14 akse të bllokuara
Reshjet e dëborës kanë rinisur sot në mëngjes në veri të vendit. Sipas informacioneve, problematike vijon të mbetet situata në rrethet Kukës, Has, Tropojë dhe Pukë.
Temperaturat e ulëta, reshjet e borës dhe stuhitë kanë bllokuar rrugët në këto rrethe, duke i izoluar ato nga pjesa tjetër e vendit.
Kjo ka sjellë edhe nevojën për furnizim me ushqime. Pritet që kamionë me ndihma të nisen sot nga rezerva e shtetit për në këto zona.
Një situatë e tillë paraqitet edhe në rrethin e Dibrës, ku shumë akse vijojnë të mbeten të bllokuara, ndërsa të tjerat janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.
Në qarkun e Korçës, stuhitë e borës gjatë natës kanë bërë të pakalueshëm aksin Korçë-Dardhë, ndërsa në Korçë-Ersekë dhe Ersekë-Leskovik, lëvizja e automjeteve bëhet vetëm me zinxhirë.
Sipas Policisë së Shtetit, situata në akset rrugore në shkallë vendi paraqitet e tillë:
Në qarkun Kukës:
1. aksi rrugor Morinë Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë,
2. aksi Kukës Krumë, i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi B.Curri Qafë Morinë i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi B.Curri Fierzë, i kalueshëm me zinxhirë,
5. aksi B.Curri Valbonë, i pakalueshëm,
6. aksi Krumë B. Curri, i pakalueshëm,
7. aksi Krumë Qaf Prushi, i kalueshëm me zinxhirë,
8. aksi Kukës Topojan, i kalueshëm me zinxhirë,
9. aksi Ujmisht Lusen Bushtricë – Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë, i kalueshëm me zinxhirë,
10. aksi Shëmri Qafë Shllak, i pakalueshëm,
11. aksi rrugor Topojan Shishtavec, i pakalueshëm,
Po punohet për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha akset nacionale në këtë qark. Temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta se dje dhe fryn një erë e fortë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Dibër:
1. aksi rrugor Peshkopi Bulqizë Klos, i kalueshëm me zinxhirë,
2. aksi rrugor Klos Burrel Ulëz, i kalueshëm pa zinxhirë,
3. aksi Bulqizë Shupenzë Ostren, i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Krastë Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
5. aksi rrugor Peshkopi – Sllovë Kala e Dodës në drejtim të Kukësit, i pakalueshëm,
6. aksi Peshkopi Muhurr Aras, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
7. aksi Arras Zall Dardhë Reç, i pakalueshëm,
8. aksi Steblevë Librazhd, i pakalueshëm,
9. aksi Arras Lurë, i pakalueshëm.
Temperaturat vazhdojnë të jenë m렠të ulëta se dje reshjet e dëborës me më pak intensitet në zonat e thella, por fryn një erë e fortë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Shkodër:
1. aksi rrugor Shkodër Mabe, i kalueshëm pa probleme,
2. aksi rrugor Shkodër Koman, i kalueshëm me zinxhirë, pasi ka ngrica,
3. aksi Qaf Çelë – Pukë - Fushë Arrës, i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Fushë Arrës - Qafë Mali- Qafë Shllak, i pakalueshëm,
5. aksi Fushë Arrës Gjegjan Shpal, i kalueshëm me zinxhirë,
6. aksi Koplik Hani i Hotit, i kalueshëm por ka ngrica,
7. akset Koplik Razëm, i kalueshëm me zinxhirë,
8. aksi Bogë Theth, Selcë Vermosh të pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre,
9. akset në drejtim te Dukagjinit, të pakalueshme,
10. aksi Qafë Mali Dardhë Fierzë, i pakalueshëm,
11. aksi Fushë Arrës Iballë i pakalueshëm.
Temperaturat vazhdojnë të jenë m렠të ulëta sot dhe reshje dëbore nuk bien, por ka erë të fortë në Pukë dhe Malësi të Madhe. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore. Në rrethin e Pukës ka rënje ortekësh në drejtim të Qafë Malit, prandaj janë të bllokuara rrugët po punojnë për pastrimin e tyre.
Në qarkun Lezhë:
1. aksi Rubik Kalimash, i kalueshëm pa zinxhirë,
2. aksi rrugor Mirdit Shpal Fushë Arrës, i kalueshëm me zinxhirë,
3. në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës, akset rrugore janë të pakalueshme.
Në të gjitha akset rrugore nacionale lëvizja e automjeteve është e kalueshme. Po punohet me entin pronar të rrugëve për hedhjen e kripës dhe skorieve, sidomos në Autostradë.
Në qarkun Tiranë:
1. në drejtim të Qafë Krrabës, i kalueshëm pa zinxhirë,
2. në drejtim të Dajtit, i kalueshëm pa zinxhirë,
Në qarkun Elbasan:
1. aksi Librazhd – Qafë Thanë, i kalueshëm pa zinxhirë,
2. aksi Elbasan Qafë Krrabë, i kalueshëm,
3. aksi Librazhd Bulqizë, i bllokuar. Po punohet për pastrimin e këtij aksi.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.
Në qarkun Korçë:
1. aksi rrugor Kapshticë -Korç렠 - Qafë Thanë, i kalueshëm pa zinxhirë,
2. aksi rrugor Boboshticë Dardhë dhe aksi rrugor Korçë Voskopojë janë të kalueshme me zinxhirë,
3. aksi Korçë Ersekë Leskovik, i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Korçë Goricë, i kalueshëm pa zinxhirë,
Temperaturat vazhdojnë të jenë m렠të ulëta sot dhe po fryn një erë e fortë, por po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Berat:
1. aksi Bogovë Skrapar kalohet pa zinxhirë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.
Në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale.
Në qarkun Gjirokastër:
1. aksi Kakavijë – Gjirokastër Tepelenë kalohet pa zinxhirë,
2. aksi Tepelenë Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë,
3. aksi Përmet – Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Jorgucat – Qafa e Muzinës, e kalueshme pa zinxhirë,
Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Vlorë:
1. në segmentin rrugor Vlorë Llogora, lëvizja e automjeteve kryhet pa zinxhirë dhe po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme.