E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuper i kujton kushtet Serbisë

Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Robert Kuper, ka takuar në Vjenë kryenegociatorin serb, Borisllav Stefanoviç, vetëm pak para se të fillonte diskutimi për Kosovën në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Në qendër të bisedës mes tyre ka qenë përfaqësimi rajonal i Kosovës dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani.

Kuper i ka paraqitur edhe një herë këto pika si kushte që duhet t’i përmbushë Serbia në rast se dëshiron të marrë statusin e vendit kandidat në BE. / Kosova.com

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›