Kamionet e Kosoves hyjne ne Serbi

Doganat e Kosovës njoftojnë se më në fund në Serbi kanë hyre kamionët e parë me dokumentacionin e Kosovës.
“Janë lejuar katër kamionët e parë. Ata e kanë kaluar kufirin dhe janë zhdoganuar, i kanë përfunduar të gjitha procedurat e zhdoganimit përmes pikës kufitare “Dheu i Bardhë”, me dokumente të Kosovës dhe përmes pikës kufitare në anën e Serbisë”, deklaroi zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci për radion Europa e Lirë.
Që nga 16 shtatori, kur me marrëveshjen e arritur në Bruksel, Prishtina hoqi masën e reciprocitetit, në Kosovë kanë hyrë më shumë se 700 kamionë nga Serbia.
Ndërkaq, sot pas 11 ditësh, këta 4 kamionë janë të parët që lejohen të hyjnë në Serbi, meqë edhe pas marrëveshjes për pranimin e vulave doganore, autoritetet serbe nuk lejuan hyrjen e kamionëve me dokumentacione të Republikës së Kosovës.
Zv/kryeministrja Mimoza Kusari-Lila kishte paralajmëruar rikthimin e masave të reciprocitetit nëse Serbia vazhdon të mos pranojë vulat doganore të Kosovë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Mitrovicë, grindje mes serbëve, dy të plagosur
Dy persona u plagosen rëndë gjatë një rrahje masive në mes të grupeve rivale serbe, mbrëmjen e të premtes, në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës.
Ashton-Thacit: E ardhmja në BE, e sigurtë
Në vazhdën e takimeve me zyrtarë të lartë në OKB, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci takoi shefen e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton. Jarinjë, serbët heqin telat e KFOR-it
Një javë pas rikthimit nën kontroll të dy pikave kufitare në Mitrovicë, situata e sigurisë vazhdon të mbetet e brishtë. Superliga e Kosovës në ritenderim
Ndeshja Vëllaznimi –Prishtina, direkt në Supersport Kosova. Me këtë transmetim filloi gjithçka. Deri në atë ditë futbolli i Kosovës ishte i harruar nga të gjitha mediat kosovare. Kosovë, vrasje në qendër të Prishtinës
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prishtinën pasditen e së premtes. Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një incidenti me armë zjarri.
Lajmet kryesore
“Meta-Prifti”, ja detyrat e ekspertëve
Video, ekspertiza në zyra private me praninë e prokurorit
Aleanca Kuq e Zi: Qeveria të tërhiqet nga regjistrimi i popullsisë
Bashkia e Tiranës: Lironi hapësirat publike
Bulqizë, dita e 7 e grevës së urisë
Biznesi: Amnistia dështoi