E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta-Prifti ja detyrat e eksperteve


Në ambientet që nuk do jenë zyrtare, por një vend i përbashkët privat, tre ekspertët shqiptarë, Artur Rrahmani, Ardian Pollo dhe Ermal Beqiri do të punojnë deri në 24 tetor për të dhënë përgjigjjet e tyre mbi 18 detyrat që Kolegji Penal u dha këtë të premte për video-skandalin Meta –Prifti.

Në fakt, ambientet e punës së tre ekspertëve kanë qenë objekt debati në seancën e fundit në Gjykatën e Lartë, derisa u vendos që ato të jenë zyra që do të përcaktohen nga vetë ekspertët, dhe në oraret e punës së tyre do të asistojë edhe një prokuror, prani që është kërkuar me ngulm nga akuza për shkak të frikës që Prokuroria ka për nxjerrje të materialeve dhe sekretit hetimor.

Po cilat janë pyetjet për të cilat Gjyqi i Metës“Meta”, Kolegji rrëzon veten “Meta”, gjykata mbron ekspertët Videoskandali ndan gjykatën ky grup ekspertësh edhe pse të kontestuar nga prokuroria do të përgjigjen e për të cilat do të japin konkulzione mbi cështjen që ka për momentin nën gjykim një nga ish-zyrtarët më të lartë të shtetit?

Pyetja e parë që duhet të sqarojnë Rrahmani, Pollo dhe Beqiri është a ka qenë ora ajo nëpërmjet të cilës është bërë regjistrimi i videos ku ish-zv/kryeministri Meta diskuton për afera me ish-ministrin e Energjitikës Dritan Prifti?

Së dyti ekspertët duhet të përcaktojnë datën dhe orën kur është bërë ky regjistrim. Më tej, nëse mundet të përcaktojë treshja e ekspertëve orën e shkarkimit në laptop? A  mundet kjo video të shkarkohet nëpërmjet provës tjetër, pra nëpërmjet USB? A ka kapacitetet ora për të kryer një regjistrim të tillë? A ka ndërhyrje audio dhe figure në videoregjistrimin me protagonistë deputetë të Kuvendit? Një pyetje tjetër përfshin edhe emisionin investigativ “Fiks Fare” dhe “Top Story” të cilët kanë transmetuar në atë kohë video regjistrimin. Detyra është për të verifikuar nëse në materialet e marra në këto dy emisione a janë autentike me të njëjtat materiale që u gjetën në orë dhe laptop.

Më tej gjykata bëhet specifike për një detyrë konkretë me pyetjen a mund të pastrohet video regjistrimi nga zhurmat, detyrë kjo që me sa duket do jetë një ndër kartat me të cilat do të luhet në gjykim, për shkak se edhe eksperti amerikan Glen Bart kur deklaroi ekspertizën e tij theksoi se figura ishte autentike, por nuk kishte mjetet e duhura të bënte pastrimin më të qartë të zërit të dy bashkëbiseduesve.

Megjithatë deri në 24 tetor përvec kësaj liste të gjatë ka edhe një test tjetër, jo zyrtar që do jetë prova e parë dhe përcaktuese për ekspertët shqiptarë. Këtu do të shihet nëse do dalin apo jo dy videot e tjera të zbuluara gjatë ekspertizës nga Glen Bart, ekspertizë që u shpall e pavlefshme nga gjykata për motive tipike proceduriale.

Disa nga detyrat e ekspertëve:

1) A ka qenë ora ajo nëpërmjet të cilës është bërë regjistrimi i videos?

2) Cila është ora dhe data kur është bërë regjistrimi?

3) Kur është shkarkuar video në laptop?

4) A  mundet kjo video të shkarkohet nëpërmjet USB?

5) A ka kapacitetet ora për të kryer një regjistrim të tillë?

6) A ka ndërhyrje audio dhe figure në videoregjistrimin me protagonistët Meta-Prifti?

7) A mund të pastrohet videoregjistrimi nga zhurmat?
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika PDIU: Të amendohet ligji
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet do të kërkojë amendimin e ligjit për gjendjen civile si rrjedhojë e vendimit të marrë nga Gjykata Kushteuese pak ditë më parë, e cila e ka rrëzuar atë në lidhje me nocionin e kombësisë dhe me proçedurat e ndryshimit të saj. Nëndetëset përfundojnë në Elbasan
Pamjet e nëndetëseve shqiptare në bazën ushtarake të Pashalimanit të cilat nuk do të mund t’i shohim. Të premten e kaluar janë transportuar për në furrat e shkrirjes në Elbasan copat e fundit të tre nëndetëseve shqiptare, nga katër gjithsej që qendronin në bazën ushtarake të Pashalimanit. Videoja e tretë e Dritan Priftit
Gjatë hetimeve të video skandalit Meta-Prifti, ekspertët zbuluan edhe një video të tretë përveç asaj të ish-ministrit Prifti me atë të zëvendësit të tij. Berisha flet në OKB
Kryeministri Sali Berisha ka folur në podiumin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së duke theksuar përparimet që ka bërë vendi ynë gjatë këtyre viteve. Kafe turke apo kafe greke?
Besnik Mustafaj - Në Greqi kam shkuar për herë të parë në nëntor 1991, afro një vit pas rënies së diktaturës te ne. Unë isha zgjedhur ndërkohë deputet në Kuvendin e Shqipërisë, një barrë e re kjo dhe krejt e panjohur për mua.

Lajmet kryesore

Videoja e tretë e Dritan Priftit
Ish-ministri: Unë dhe Fahri Balliu. Prokuroria hap hetimet
Bashkia e Tiranës: Lironi hapësirat publike
Bulqizë, dita e 7 e grevës së urisë
Biznesi: Amnistia dështoi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›