Seri shperthimesh ne Irak

Një seri shpërthimesh kanë tronditur qytetin e shenjtë të Qerbelasë në Irak.
9 të vdekur dhe 100 të plagosur është bilanci i spirales së dhunës që nisi me shpërthimin e një autobombe përpara një zyre qeveritare ku lëshohen kartat e identiteti dhe pasaportat. Dy të tjera pasuan pikërisht në momentin kur në vendngjarje po mbërrinin ekipet e emergjencës.
Qerbelaja, shtëpi e njërit prej vendeve më të shenjta të shiiteve, varrit të imamit Husein, është bërë shpeshherë pre e dhunës në të kaluarën. Në muajin janar, 25 vetë humbën jetën në dy sulme me makina-bombë, shënjestra e të cilave ishin pelegrinët shiitë të mbledhur në qytet. Niveli i sulmeve ka rënë krahasuar me pikun e viteve 2006-2007, megjithatë ato nuk janë fashitur duke vënë kështu përpara një sprove të vështirë qeverinë e Irakut dhe trupat amerikane që përgatiten të tërhiqen nga vendi deri në fund të vitit.
Pas sulmit të sotëm, forcat e sigurisë kanë rrethuar të gjithë zonën ndërsa hyrja në qytet është bllokuar. Dy bomba rrugore shpërthyen po sot në qytetin perëndimor të Ramadit, ku u vranë dy vetë dhe u plagosën 6 të tjerë, ndër të cilët edhe dy vajza të reja.
Ramadi, kryeqytet i provinces Anbar, ka qenë deri vonë një bazë e rëndësishme e kryengritësve sunitë, por së fundi mjaft fise të zonës janë rreshtuar në krah të ushtrisë amerikane dhe dhuna e përditshme në rajon ka pësuar në përgjithësi rënie të ndjeshme.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Aleanca Kuq e Zi: Qeveria të tërhiqet nga regjistrimi i popullsisë
Miting në Fier
Videoja e tretë e Dritan Priftit
Bashkia e Tiranës: Lironi hapësirat publike
Bulqizë, dita e 7 e grevës së urisë
Biznesi: Amnistia dështoi