E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamioni bie në humnerë, 2 të vdekur një i plagosur

MALËSI E MADHE- Aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave në komunën Kastrat të Malësisë së Madhe. Një kamion me targa të Shkodrës ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë. Për pasojë dy persona kanë gjetur vdekjen, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë dhe ndodhet në spital në rrezik për jetën.
Burime nga policia bëjnë të ditur se kamioni që drejtohej nga Gazment Ulka ka humbur kontrollin si pasojë e terrenit të rrëshqitshëm nga rreshjet e shiut duke përfunduar në humnerë. Drejtuesi i mjetit dhe njëri prej pasgjerëve kanë gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa pasagjeri tjetër, 22 vjecari Alfred Pranga ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar menjëherë për në spital.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›