ILDKP: Argita Malltezi nuk punon në administratën publike
TIRANE- Në lidhje me shkrimin e “Gazetës Shqiptare” për punën e re të Argita Malltezit, si juriste pranë Këshillit të Ministrave ka reaguar Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Sipas deklaratës së ILDKP, Argita Malltezi (Berisha), nuk ka rezultuar asnjëherë në funksion publik në administratën shqiptare.
Në lidhje me përmbushjen e detyrimeve ligjore, në deklaratë thuhet se, “Znj. Malltezi ka përmbushur detyrimin ligjor për deklarimin e interesave private në ILDKP, pasi sipas përcaktimit të ligjit është “person i lidhur” me subjektin Sali Berisha, me funksion Kryeministër.”
Përsa i përket numrit të identifikimit 7512, në listën e nëpunësve të shtetit, ILDKP sqaron se,” Personat e lidhur sipas kuptimit të ligjit, marrin të njëjtin numër indeksi me zyrtarin që mbart detyrimin për deklarim dhe, pavarësisht aktivitetit të tyre profesional, rubrika “Institucioni ku ushtron detyrën” u shënohet e njëjtë me atë të vetë subjektit për efekt të referimit dhe saktësimit të lidhjes me zyrtarin. Edhe në rastin e znj. Malltezi, bëhet fjalë pikërisht për këtë lloj plotësimi të kësaj rubrike. Sipas vetëdeklarimeve të dorëzuara në ILDKP, znj. Malltezi ka paraqitur si punësim dhe si burim të të ardhurave të saj, fitimet nga ushtrimi i aktiviteti si juriste/avokate në një sipërmarrje private.”
Në deklaratën e tij ILDKP saktëson se për të shmangur keqkuptime të ngjashme do të saktësojë aktivitetin profesional të gjithë “personave të lidhur” me zyrtarët, të cilët deri më tani, për efekt referimi, në Regjistrin Themeltar të Inspektoratit të Lartë, i janë atashuar institucioneve ku ushtrojnë detyrat zyrtarët deklarues me të cilët kanë lidhje familjare.”
(m.a/BalkanWeb)