E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamionistet Te vendosur ne kerkesat tona

Ne diten e gjashte te greves ndodhen kamionistet greke qe kane pershkallezuar protesten e tyre duke deklaruar se jane te vendosur te shkojne deri ne fund per plotesimin e kerkesave qe ata i parashtrojne qeverise greke.UPDATE

Mbi 750 kamione dhe autobote cisterne ndodhen pergjate rrugeve nacionale qe rrethojne Athinen duke shkaktuar nje kaos ne qarkullimin e makinave. Perballe tyre qendrojne forca te shumta policore te cilat jane urdheruar qe te ndalojne kamionistet te hyjne me automjetet e tyre brenda kryeqytetit grek.

Shpeshhere nuk kane munguar edhe konfrontimet me shofere te tjere te cilet perpiqen qe te hyjne ne Athine me kamionat e tyre qe mbartin mallra dhe artikuj ushqimore dhe qe nuk marrin pjese ne greve.

E njejta situate mbizoteron edhe ne rruget nacionale qe hyjne ne Selanik si dhe ne portin e qytetit ku ndodhen te palevizura mbi 330 kamiona dhe autobote cisterne.

Nderkohe ne treg kane filluar te shfaqen mungesa te dukshme te artikujve ushqimore dhe te mallrave te konsumit te perditshem si dhe te ilaceve.

Kamionistet qe kundershtojne menyren se si qeveria liberalizon profesionin e tyre kane paralejmeruar se do te vazhdojne greven deri diten e merkuredita qe projektligji perkates do te diskutohet ne parlamentin grekndersa nga ana tjeter qeveria greke ka bere te qarte se nuk do te beje asnje leshim ne reformat e zbatimit te Memorandumit te Planit Ekonomik qe kerkohen nga FMN dhe BE.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›