E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni DR Po meperkembet pakti i Ohrit

Zyrtare te partise Demokracia e Re ne Maqedoni kane kritikuar sot qeverine se po shperfill pikat e parashikuara nga Marreveshja e Ohrit.

Ne nje deklarate per mediat zedhenesi i DR Arjanit Hoxha ka deklaruar se edhe aleati shqiptar ne qeveri BDI mbyll syte ndaj ketij fakti pasi nuk ka asnje peshe ne kete koalicion.

Ironia me e madhe eshte se percmimin qe i behet Marreveshjes se Ohrit nga kjo qeveri BDI mundohet ta justifikoje duke pranuar ne menyre indirekte se nuk ka asnje peshe politike ka pohuar Hoxha.

Ai ka shtuar me tej se me keto veprime qeveria maqedonase dhe kreu i shtetit tregojne se nuk e konsiderojne MO-ne nje prioritet pavaresisht se ajo u nenshkrua edhe me garancine e SHBA dhe BE.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›