E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova, Lajçak: Sllovakia nuk ndryshon qëndrim

Bratislavë -Ministri i Jashtëm sllovak, Mirosllav Lajçak, tha se qëndrimi i Sllovakisë ndaj pavarësisë së Kosovës, nuk do të ndryshojë. “Kjo nuk është çështje e asaj apo e kësaj qeverie. Ekziston qëndrimi i Parlamentit, që e shprehë mendimin e gjithë spektrit politik, me përjashtim të koalicionit të hungarezëve”, i tha ministri Lajçak, gazetës Pravda.

Sipas tij, në të drejtën ndërkombëtare duhet të respektohen “së paku disa parime”, megjithëqë, Sllovakia nuk dëshiron, që të vlerësojë se vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, a kanë bërë shkelje të së drejtës ndërkombëtare apo jo. /rel/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›