E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërtuesit: Rishikimii buxhetit, goditja e radhës

TIRANE- Shkurtimi me 20 milardë lekë i investimeve publike në rishikimin që qeveria i bëri buxhetit të këtij viti do të thellojë krizën që ka përfshirë sektorin e ndërtimit.
Instituti i Statistikave konstatoi se gjatë 3 mujorit të parë të këtij viti ky sektor shënon një rënie prej 21.1% .

Ndërtuesit deklarojnë se bllokimi i projekteve të infrastrukturës do të jetë goditja e radhës që rrezikon të cojë drejt kolapsit firmat në këtë sektor, cka do të shoqërohet me rritje të papunësisë.

Ndërtuesit shpjegojnë se as kthimi i emigrantëve për pushime, gjë që pritet të shoqërohet me blerje të apartamenteve nga ana e tyre, nuk do të përmirësojë gjendjen e sektorit. Kjo pasi ka vetëm interes i cili nuk është konkretizuar ende në shitje banesash.

Ndërtuesit i kërkojnë qeverisë që të ndërhyjë me masa nxitëse për të nxjerrë sektorin e ndërtimit nga kriza, që sipas tyre zgjat tashmë prej 3 vjetësh.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›