Krimi në familje, ekspertët: Duhen politika edukuese
Muajt e veres kane sjelle shtimin e rasteve te krimit ne familje. Sociologet japin alarmin per numrin e larte te vrasjeve qe nuk po kursejne as femijet.
“Janë së pari motivet që kanë të bëjnë me çështjet e xhelozisë, së dyti problemet që kanë të bëjnë me varfërinë dhe së treti disa llogari të pambyllura që lidhen me rikthimin e njerëzve nga emigracioni të cilët për fat të keq, në mënyrë jo normale dhe antihumane vijnë këtu për të mbyllur disa balance kriminale të mbetura të hapura dhe që sjellin pasoja shumë shqetësuese. Me shqetëson jashtëzakonisht shumë krimi sentimental në familje” thotë eksperti i çështjeve sociale Gezim Tushi.
Strukturat e policise jane te pafuqishme per ta parandaluar kete lloj krimi. Ndaj njohesit e mire te ceshtjeve sociale e gjejne zgjidhjen tek hartimi i politikave edukuese. “Për të zbutur krimin ne duhet të fillojmë të ndryshojmë procesin e edukimit në familje, në shkollë, në institucione fetare, në media, kudo. Realisht ne kemi nevojë të ndihmojmë shpirtërisht njeriun që të lartësohet për të mos hyrë në këtë rrugë sepse ai që e ka në mendje për t’u bërë kriminel dhe për të realizuar aktin kriminal nuk ka polici në botë që mund ta zbulojë” thotë Tusha.
7 muajt e ketij viti kane shkaktuar 14 viktima, 7 prej te cilave i takojne qershorit dhe gushtit. Rasti i fundit ishte ai i Hasit ku burri vrau gruan dhe me pas i dha fund edhe jetes se tij.
Genti Hazizaj
< I mëparshmi