E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kampionati Evropian U-17 “Shqipëri 2025”, UEFA hedh shortin për raundin e dytë të kualifikueseve

TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ Në selinë e UEFA-s u hodh shorti për raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”. Në këtë fazë, 28 skuadrat që kaluan me sukses raundin e parë të kualifikueseve mësuan kundërshtarët e tyre. Raundi i dytë përbëhet nga 7 grupe me nga katër skuadra secila. Grupi A1: Itali, Kroaci, Ukrainë, Sllovaki. Grupi A2: Spanjë, Austri, Gjermani, Norvegji.

Grupi A3: Francë, Greqi, Danimarkë, Finlandë.

GrupiA4: Portugali, Serbi, Holandë, Hungari.

Grupi A5: Çeki, Zvicër, Turqi, Suedi.

Grupi A6: Belgjikë, Poloni, Islandë, Irlandë.

Grupi A7: Angli, Irlandë e Veriut, Slloveni, Izrael.

Shtatë vendet e para të çdo grupi do t’i bashkohen Shqipërisë në fazën finale të Kampionatit Evropian U-17, që do të organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit në datat 19 maj – 1 qershor 2025.

Ndërkohë, Shqipëria U-17 ka njohur edhe kundërshtarët e saj për raundin e dytë të kualifikueseve.

Kuqezinjtë janë pozicionuar në Grupin B6, së bashku me Uellsin dhe Azerbajxhanin.

Ndeshjet e Grupit B6 do të zhvillohen në vendin tonë në datat 19, 22 dhe 25 mars 2025. /gj.m/ /a.g/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›