Kampionati europian Rooney Koha per te fituar titullin

Sulmuesi i kombëtares së Anglisë, Wayne Rooney është shprehur se ka ardhur koha që skuadra e tij të fitojë një titull kampion. Anglezët e drejtuar nga Fabio Kapelo u eliminuan në 1/8 e Botërorit 2010, ndrësa ku dështim u shoqërua me shumë polemika, por sipas Rooney përfaqësuesja e “Tre Luanëve’ do të arrijë të triumfojë në Euro 2012.
“Personalisht nuk mendoj për të shkuarën. Tani jam i fokusuar te kualifikimin për në finalet e kampionatit europian, një kompeticion që dua ta fitoj. Pas Botërorit, jemi përmirësuar shumë dhe mendoj se ka ardhur koha që të fitojmë një trofe të rëndësishëm, ka bërë të ditur sulmuesi i Manchester United.
Anglia do të luajë ndeshjen e ardhshme të Grupit G eliminator në tranfertë kundër Bullgarisë. Një sfidë e vështirë për skuadrën e drejtuar nga Fabio Kapelo, e ciola kërkon të sigurojë sa më shpejt biletën për në finalet e Euro 2012.
Sipas Rooney, Anglia do të marrë tri pikët e fitores. “Jam i bindur se do të gjejmë një at6je një atmosfreë të ndezur dhe një ndeshje shumë të vështirë. Gjithsesi, jemi mësuar me presionin dhe do të zbresim në fushë për të fituar’, ka përfunduar sulmuesi.
Anglia kryeson grupin G me 11 pikë, po aq sa Mali i Zi, ndërsa pas Bullgarisë, skuadra e Fabio Kapelos do të luajë kundër Uellsit më 6 gusht në “Wembley”.
Nertan Prifti