E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rera e hedhur kenaqesite dhe telashet e pushuesve

Deri në 40.000 pushues në ditë frekuentojnë plazhin dikur të ndaluar të Rërës së Hedhur në Shëngjin të Lezhës. Edhe pse me plazhe të virgjëra dhe me bukuri natyrore që ofrojnë qetësinë e shumë kërkuar për pushuesit e Lezhës, Krujës, Shkodres e kryesisht Kosovës infrastruktura mbetet problem i tyre shqetësues, rruga e pandërtuar kurrë dhe mungesa e ambjenteve akomoduese janë problemet kryesore të cilave iu shtohet edhe papërgjegjshmëria e pushuesve të cilët vetë e pranojnë se duhet të tregojnë më shumë kujdes në drejtim të higjenës.

Deri më sot asnjë investim nuk është bërë në këtë zonë, ku një pjesë e mirë e saj është në pronësi private ndërkohë që vija bregdetare e shfrytëzueshme është nga grykëderdhja e Bunës deri pranë Shëngjinit. Rëra është deri në 300 metra dhe prania e baticës dhe zbaticës bën që ajo të jetë përherë e pasur me jod.

Lindita Kokaj                   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›