Sulmi ndaj ushtareve amerikane Arid Uka para gjykates ne Frankfurt

Shqiptari 21- vjeçar, Arid Uka, me origjinë nga Kosova, paraqitet në gjykatën gjermanë për vrasjen e dy ushtarëve të Shteteve të Bashkuara, në Frankfurt, në muajin mars, dhe për përpjekje për vrasjen e tre ushtarëve të tjerë. “I akuzuari është sulmues i vetëm, i cili ishte radikalizuar nga propaganda xhihadiste në Internet”, tha një zëdhënës i Zyrës së Prokurorit Federal në Karlsrue.
Raportohet se i akuzuari, Arid Uka, që ka shtetësi gjermane, i ka thënë policisë se ai i kishte përcjellë dy njerëz në uniforma, në një autobus të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, ku 16 ushtarë të pa armatosur, që sapo kishin arritur nga Londra, po përgatiteshin për udhëtim për në një bazë ajrore.
Policia tha se Arid Uka ishte i armatosur me revole, municion dhe me dy thika. Prokurorët shprehen se Uka ishte bërë islamist, para vitit 2007, kur ishte nxënës i shkollës së mesme, por se ai nuk i takonte asnjë grupi terrorist, dhe i kishte kontaktuar imamët nëpërmjet rrejtit Facebook në Internet. Arid Uka është i akzuar edhe në Shtetet e Bashkuara.