E Diel, 1 Nëntor 2026

Kampionati francez Lille zyrtarizon titullin kampion

Lille ka triumfuar në kampionatin francez duke zyrtarizuar titullin kampion kur mbetet edhe një javë nga fundi I sezonit në Ligën 1. Skuadra e drejtuar nga Rudi Garcia ka fituar garën me emrat më të mëdhenj të futbollit francez Olimpique Marseille dhe Lion për të marrë trofeun që i mungonte klubit që nga viti i largët 1954.

Ky është suksesi i dytë sezonal I Lille, pas fitimit të Kupës së Francës vetëm dy javë më parë. Lille barazoi 2-2 në ndeshjen e fundit në fushën e Paris Sg, ndërsa pika e marrë ka mjaftuar për të mbyllur matematikisht betejën për trofeun e titullit kampion. Kur mbetet edhe një javë nga finishi i sezonit në Ligën I, skuadra e drejtuar nga Rudi Garcia numëron 73 pikë, 6 më shumë se Olimpique Marseille që nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në shtëpi kundër Valencienes.

Duhet të kënaqur me vendin e tretë dhe me një biletë për në Ligën e kampioneve, Lioni që pas vitesh dominimi në kampionatin francez në sezonet e fundit ka treguar një formë të dobët, kjo edhe për stradegjinë e ndjekur nga klubi për shitjen e disa nga lojtarët më të mirë. Në javën e fundit skuadra e Calaude Pyel barazoi 0-0 kundër Caen por kaq ka mjaftuar për të siguruar pjesmarrjen në turin paraeliminator të Champions.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›