KQZ mbyll numerimin Basha 173 Rama 83
Me 125 kuti që kishin fletët e kontestuara të votimit është mbyllur numërimi i votave për kreun e Bashkisë Tiranë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas 6 ditësh punë ka mbyllur një proces që ngjalli protesta, debate dhe kundërshti.
Gjatë së djelës janë numëruar 12 kutitë e fundi që i përkisnin KAZA-së numër 49, ose njësisë numër 5 në Tiranë. Nga numërimi paraprak që kanë bërë mediat, në 125 kuti kanë dalë 173 fletë votimi për Lulzim Bashën dhe 83 për Edi Ramën, duke krijuar kështu një diferencë prej 90 votash në favor të kandidatit të Partisë Demokratike.
Në kutitë me fletët e kontestuara ka pasur dhe fletë votimi për krerët e njësive bashkiake dhe këshillat. I gjithë procesi i numërimit në KQZ u shoqëruar me kundërshti nga anëtarët dhe përfaqësuesit e Partisë Socialiste dhe partiv etë tjera opozitare.
Pritet që pas mesditës të së hënës të miratohet rezultati për njësinë numër pesë dhe me pas të përllogariten votat për të shpallur kreun e ri të bashkisë së kryeqytetit.
Florian Papadhimitri