Retorika per ndarjen. Flasin deputetet ne Prishtine

Deklaratat për ndarjen e Kosovës janë sërish pjesë e retorikës politike të Beogradi. Megjithatë përfaquesit politikë të Kosovës e përjashtojnë katërcipërisht një opsion të tillë. Nait Hasani nga Partia Demokratike e Kosovës tha se nëse do të shtrohej çështja e ndarjes atëherë do të duhej të fillohej nga Serbia.
“Serbia qe një shekull ka planifikuar ta ndaj Kosovën, t’i ndajë shqiptarët. I ka ndarë, i ka copëtuar, i ka ndarë në pesë shtete. Kështu që kërkon tani ta ndajë edhe Kosovën, por Serbia duhet të mendoj ta ndajë Serbinë së pari, sepse në mënyrë të paligjshme i ka bashku Serbisë e ka krijuar Serbinë . Është Vojvodina, Sanxhaku, Bosnja dhe Kosova”thotë Nait Hasani, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sabri Hamiti për Albanian Screen tha se ndarja e Kosovës është e papranueshme për institucionet e Kosovës.
“Ritheksoj qëndrimin e institucioneve të Kosovës që nuk ka ndarje të Kosovës. Ndarja është një proces i pamundshëm sepse gjithkush që e mendon atë nuk e mendon krijimin e Kosovës sovrane në një dhe e dyta do të prodhojë kriza në Ballkan të paparashikueshme, qofshim ato politike apo territoriale” shprehet Hamiti.
Ndërsa Visar Ymeri, nga lëvizja Vetëvendosje tha se ndarja e Kosovës është e papranueshme për çdo qytetarë të Kosovës.
“Këto deklarata për ndarjen Kosovës, natyrisht që duhet të jenë të papranueshme edhe konsideroj që janë të papranueshme edhe për çdo qytetarë të Kosovës. Mirëpo mundësia që Serbia të vazhdojë të deklaroj për Kosovën po i krijohet dorën në zemër nga qeveria e Kosovës përmes dy gjërave. Njëra anë mosaktiviteti i saj për ta shtrirë sovranitetin institucional të Kosovës në secilën pjesë të Kosovës dhe anën tjetër përmes pranimit të vazhdueshëm negociatave me Serbinë, përmes së cilave po e bën Serbinë faktor edhe në Kosovë’ thotë Ymeri.
Zëvendëskryeministri serb, Ivica Dacic se fundmi ka përsëritur idenë se është e pamundur që Kosova të mbetet pjesë e Serbisë, por sipas tij ndarja është zgjedhja e vetme e mundshme.
Sala Mustafa