Kampionati hollandez Ajax fiton 2-0

Ajax rikthehet në ndjekje të kreut të kampionatit holandez, pas fitores 2-0 ndaj De Graafschap. Skuadra e De Boer qendron në vendin e tretë me 44 pikë. Në ndeshjen e parë pa Luis Suarez, Ajax është dukur sikur nuk e ka ndjerë mungesën e sulmuesit uruguajan, që debutoi me gol në rradhët e Liverpool. E kështu, vetëm dy minuta përpara mbylljes së pjesës së parë vjen edhe goli i avantazhit.
Mounir al Hamdaoui nis një aksion të shpejtë, goditja e Ebicilio përplaset në shtyllë, por marokeni është gati të shtyjë topin në rrjetë. De Graafschap mundohet të ndryshojë dicka në pjesën e dytë dhe në mesfushori Peter Jungschlaeger thyen një aksion të amsterdamasve dhe nis kundërsulmin për belgun Steve de Ridder. Por sulmuesi nuk arrin të gjejë rrjetën për fare pak. E katër minuta më pas, në të 66, për gjegjet Ajax.
Ebicilio vepron mirë, por goli i mohoet nga ndërhyrja e saktë e Boy Uaterman. Mbyll llogaritë në minutën e 79 Ajaks, kur një krosim i devijuar i Ebicilio mbërrin në këmbët e Siem de Jong, që nuk e ka të vështirë të shënojë. Ajaks mbetet në ndjekje të dyshes kryesuese PSV-Tuente, megjithëse largimi i Suarez, pavarësisht kësaj fitore, do tja bëjë gjërat edhe më të vështira skuadrës nga Amsterdami.
Eno Skarço