PD nis pergatitjet per zgjedhjet lokale

Në mbledhjen e rradhës së qeverise kreu i saj Sali Berisha përcaktoi ndarjen e ministrave që do të mbikqyrin përgatitjet zgjedhore për garën vendore të tetë majit. Ra në sy që në krye të ndarjes së tyre kryeministri përcaktoi në Tiranë deputetin e qarkut të Elbasanit, njëkohësisht ministër i Brendshëm, Lulëzim Basha, i pëfolur deri tani si kandidati i mundshëm i demokratëve për bashkinë e Tiranës.
"Për shkak të zgjedhjeve lokale që bien në datën 8 maj dhe që janë dhe ato një nga përgjigjet më të shkëlqyera demokratike ndaj pucistëve. Janë dhe ato një hap tjetër i madh, një festë tjetër e vërtetë e demokracisë. Në këtë konktekst, ministri i TKRS do të ketë në mbikqyrje qytetin e Durrësit, ministri i Transporteve Kavajën dhe Lushnjën. Ministri i Brendshëm Tiranën, je përgjegjës për Tiranën", tha Sali Berisha, kryeministër.
Kreu i maxhorancës nuk shmangu komentet për protestën e opozitës një ditë më parë, kur tha se qytetarët nuk iu përgjigjën sic tha ai nismës së Partisë Socialiste.
"Dje Shqipëria u tha autorëve të pucit të të premtes së zezë të 21 janarit, atë që meriton, ndëshkimin e merituar. Dua të përshëndes me përzemërsinë më të madhe qytetarët e Vlorës, të cilët në interesat më jetike të tyre, të turizmit të tyre, të potencialeve zhvilluese të qytetit të tyre u vunë kufirin tek thana pucistëve. Përshëndes edhe punonjësit e bashkisë, vetëm një pjesë e vogël marrin përsipër të bëjnë mercenarin", vijoi Berisha.
Pjesën më të madhe të fjalimit të tij në këtë mbledhje, kreu i qeverisë ia kushtoi turizmit. Ai la një sërë detyrash për përmirësimin e infrastrukturës, pasi sic tha ai, pritet një fluks i madh turistik. Ai premtoi një Shqipëri ndryshe në këtë sezon turistik, për të cilin kërkoi bashkëpunim edhe të pushtetit vendor.
Rovena Moçka