E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kampionati hollandez PSV Eindhoven shenon humbjen e trete

 PSV Eindhoven është mundur 1-0 në fushën e saj nga Den Haag, duke shpërdoruar një mundësi të shkëlqyer për të thelluar diferencën në krye të kampionatit holandez të futbollit. Një rezultat surprizë, për kryesuesit e tabelës së renditjes, që mëgjithëse kanë kontrolluar të gjithë takimin janë ndëshkuar vetëm në kohën shtesë. Wesley Verhoek ishte autori i golit që i dhuroi Den Haag tri pikë të rendësishmë në transfertë, ndërsa PSV Eindhoven ka regjistruar humbjen e tretë sezonale. 
Ndeshja do të kontrollohej që në minutat e para nga futbollistët vendas, që megjithëse do t’i afroheshin shpesh herë golit të avantazhit nuk do të arrinin të shfrytëzonin në mënyrën më të mirë aksionet e paraqitura, ndërkohë që fraksioni i parë do të mbyllej me rrjeta të paprekura. Shpërdorimi i rasteve doi të vijonte dhe me rikthimin ne fushën e lojës, ndërsa koha e rregullt do të përfundonte në barazim 0-0. 

Kur pritej vetëm vërshëllima  fundit Verhoek do të surprizonte vendasit me golin e tij që do të vuloste humbjen e tretë në këtë sezon për PSV Eindhoven. Gjithsesi, kjo e fundit vazhdon të kryesojë renditjen e kampionatit holandez, por pas kësaj humbjeje rivalët e saj janë afruar shumë ne garën për titullin kampion. 

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›