Shkembim zjarri ne Siri Kodra plagoset Filip Gjeloshi
Nje ngjarje e rende ndodhi mbremjen e djeshme ne kryeqytet ku gjate nje shkembimi zjarri mes dy autoveturash mbeti I plagosur nje person. Filip Gjeloshi 36 vjeç i njohur dhe per te shkuaren e tij si person I skeduar dhe mik i Zani Caushit mbeti i plagosur.. Ngjarja e rende ndodhi, shumë pranë banesës së Gjeloshit në rrugën "Siri Kodra" në kryeqytet.
36-vjeçari ndodhej në njërën prej makinave nga ku është hapur zjarr ndersa të shtënat e shumta, alarmuan banorët e zonës, të cilët lajmëruan policinë. Gjeloshi, mësohet se mori një plagë në shpatull,ndersa burime prane policise se kryeqytetit thane se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht se plaga ishte serioze. Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes policia gjeti një sasi të konsiderueshme gëzhojash pistolete dhe automatiku. Të gjitha sendet e gjetura në vendin e ngjarjes si dhe dëshmitë e para të kalimtarëve janë administruar nga ekspertët në cilësinë e provave.
Kohët e fundit Filip Gjeloshi ishte angazhuar në një biznes në një lokal me muzikë "live". Ai është i njohur për policinë shqiptare që në vitin 1997, kur u arrestua për krimin e vrasjes. Në vitin 2003, ai u arrestua sërish për plagosjen e nje elektricistit fare pranë banesës së tij në rrugën "Siri Kodra". Vetëm pak muaj pas nisjes së vuajtjes së dënimit, ai u njoh me kapobandën e Vlorës, Zani Çaushi. Por përfshirja në luftën e bandave të Vlorës për pak i mori jetën.
Në vitin 2003 ai u plagos me thikë në burg, por më pas krimin e mori përsipër Gaxhai, rivali i vjetër i Zani Çaushit. Në vitin 2006, Gjeloshi u arrestua nga RENEA, në fshatin Lekbibaj të Tropojës, në një shpellë ku jetonte i fshehur. Ai në këtë kohë u akuzua për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj një personi në Allias ndersa vetem pak kohë më parë 36 vjecari kishte rifituar lirinë.
Julian Kasapi