Primera Division Mourinho optimist per titullin
Trajneri i Realit të Madridit, Jose Mourinho vazhdon të besojë te titulli kampion megjithëse rivalët e Barcelonës vazhdojnë të dominojnë kampionatin spanjoll. Formacioni madrilen renditet në vendin e dytë te Primera Division, ndërsa për teknikun portugez gjithcka është e hapur, pasi ka dhe shumë ndeshje për t’u luajtur deri në fund të sezonit. Optimizmi i Mourinhos shkon më tej, ndërsa një tjetër objektiv i tij është fitimi i Ligës së Kampioneve.
“Sigurisht do të jetë e vështirë, por jo e pamundur. Një gjë është e sigurtë. Ne nuk shohim kundërshtarët, por mendojmë për ndeshjet tona. Ka ende shumë për të luajtur deri në fund të sezonit dhe unë besoj te titulli kampion, ashtu sic besoj te fitimi i Ligës së Kampioneve. Reali i Madridit i ka të gjitha mundësitë ta bëjë të vetin këtë sezon”, ka thenë Mourinho.
Trajneri portugez i madrilenëve bën jehonë sa herë del përpara mediave, ndërsa këtë herë ka ndërhyrë në krahasimin mes Leonel Messit dhe Cristiano Ronaldos, duke thënë se lojtari i tij është më i miri në botë. “Shifrat e tij në këtë sezon janë fantastike. Ai ka një përqindje të lartë shënimi, ndërsa ka munguar vetëm në një ndeshje të Kupës. Padyshim Cristiano është më i miri”, ka përfunduar Mourinho, i cili gjithashtu ka hedhur poshtë zërat për largimin e tij në fund të sezonit.
Nertan Prifti