E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kampionët e Juves në ‘96-n: “Zonja e vjetër” fiton Ligën e Kampioneve

Ish-futbollistët bardhezi besojnë te Juventusi i Ranierit

it. Penalltia që gjuajta solli edhe triumfin e Juventusit. Skuadrës aktuale dhe futbollistëve të saj u uroj që të përsërisin suksesin e atij viti. Mendoj se Juventus i këtij sezoni do të jetë një pretendent kryesor për të fituar Ligën e Kampioneve. Kam shumë besim te lideri i skuadrës Aleks Del Piero, të cilit i them se për të fituar Ligën e Kampioneve duhet më shumë grintë, dëshirë dhe vuajtje për të fituar. Sigurisht edhe pak fat, të cilën ua uroj djemve bardhezinj.
Ferrara
Do të doja që këta djem të shikonin imazhet e skuadrës sonë në atë fitore të paharrueshme. Ishim një grup që kishte lindur pas fitimit të një skudetoje që na mungonte prej 9-sezonesh. Më pas arritëm që të fitonim Ligën e Kampioneve. Sekreti ishte një: Të besoje në fitore. Kam besimin se Juventusi i këtij sezoni do të arrijë të fitojë Ligën e Kampioneve. Kam përshtypjen se Juventusi i këtij sezoni do të arrijë në të njëjtat nivele si ato të vitit 1996.
Toriçeli
Futbollistëve juventin u uroj që të provojnë të njëjtat emocione që përjetova në finalen e madhe kundër Ajaksit. Ishte një mrekulli. Vija nga hiçi, nga skuadra e Karateses, dhe në pak kohë arrita që të fitoja Kupën UEFA me trajnerin Trapatoni dhe më pas kampionatin dhe Ligën e Kampioneve me trajnerin Lipi. Sa herë që luaja në stadiumin “Olimpik” më kujtohej finalja e madhe e Ligës së Kampioneve. Është një kujtim i paharrueshëm.
Juventusi i këtij viti mund t’ia dalë mbanë ashtu edhe si ne, sepse ka një karakter të madh, një trajner të zotin që ka dëshirë të madhe për të fituar. Forca djema, dua të rikthehem sërish në finalen e Romës për t’ju mbështetur.
Ravanelli
Kam ende emocione nga ajo ndeshje. Realizova një gol, thuajse të pamundur. Isha si i çmendur, dhe i mbushur me besimin se ajo Kupë Kampionesh nuk do të na shpëtonte nga duart, edhe pasi kundërshtarët na barazuan. E dija se me çfarë brumi ishte bërë ajo skuadër. Këshillat e Lipit dhe karakteri jonë si skuadër ishin armët tona sekrete. Këtij Juventusi i uroj që të përsëris suksesin tonë, duke ditur se këta futbollistë kanë një dëshirë po aq të madhe për të fituar. Del Piero do të dijë t’i udhëheqë drejt një suksesi tjetër historik.
Di Livio
Kam kujtime shumë të bukura nga ajo mbrëmje e magjishme e Olimpikos. Unë i uroj Juventusit të Ranierit që të ketë të njëjtin sukses. Skuadra duhet të punojë shumë dhe të ketë besimin në aftësitë e veta. Duhet të besojnë më shumë dhe të luftojnë më shumë, duke filluar që nga turi paraeliminator dhe deri te finalja e madhe. Ky Juventus premton shumë dhe Liga e Kampioneve duhet t’i përkasë atij këtë sezon.
Viali
Edhe për Juventusin e sezonit të 96-të, Liga e Kampioneve ishte një aventurë e re. Kishim fituar kampionatin dhe në fakt nuk besonim shumë se do të fitonim edhe këtë trofe. Megjithatë luajtëm fort dhe e arritëm këtë objektiv. Duke krahasuar Juven e Lipit me atë të Ranierit shikoj shumë gjëra të përbashkëta.

Shkurt
Arragones: “Kualifikimi me Italinë na dha optimizëm për trofeun”
Tekniku 70-vjeçar i Spanjës, Luis Arragones rinënvizon idenë se kalimi me 11-metërsh i Italisë në çerekfinalet e evropianit, ishte përcaktues në përfundimin me sukses të aventurës së finaleve të “Euro 2008” dhe ngritjes së trofesë së kampionit në kontinent. Dhe pse ka marrë shumë vlerësime për nivelin që tregoi në evropian, Spanja, Luis Arragones befason jo pak kur thotë se “skuadra që drejtova në botërorin e Gjermanisë, dy vjet më parë, tregoi një nivel më të lartë”. “Triumfi dhe pse me 11-metërsh me Italinë ndryshoi psikologjinë e skuadrës. Vete Kasilias kishte shprehur dyshime se Spanja mund të shkonte më shume se çerekfinalet e evropianit, i deklaroi të përditshmes sportive, “Marca”, Luis Arragones. Mund të shtojë se në botërorin e Gjermanisë, ne luajtëm më mirë, por na mungoi përvoja. Franca na ndëshkoi kur barazoi shifrat, por kjo gjë nuk ndodhi në finalet e evropianit”. Për teknikun e Spanjës, që i dorëzon skuadrën pasardhësit të tij, Del Boske, shanset janë që në botërorin e 2010, në Afrikën e Jugut, të synohet dhe trofeja e kupës së botës. “Spanja mund të fitojë kupën e botës me 2010. Kjo skuadër ka një mesatare të re, 24 vjeç dhe unë mendoj se ne mund të triumfojmë dhe në Afrikën e Jugut. Deri tani na mungonte trofeja dhe pas evropianit ne duhet të lëvizim përpara. Mundësia është që të synojmë suksese të tjera”, - nënvizoi Luis Arragones.

Krujf mbështet Laportën te Barcelona

Johan Krujf beson se tifozët e skuadrës katalanase duhet të votojnë për të mbajtur Laporten në postin e presidentit të Barcelonës, në referendumin që do të mbahet të dielën e ardhshme. Legjenda holandeze e futbollit nuk ngurroi t’i japë mbështetjen e tij bordit drejtues aktual të klubit katalanas, pas mocionit të mosbesimit që erdhi nga dy anëtarë të pakënaqur me mënyrën e tyre të drejtimit. Laporta mund të jetë i detyruar të japë dorëheqjen nëse më tepër se 65% e anëtarëve të klubit votojnë për këtë mocion mosbesimi dhe kjo do të thotë zgjedhje të reja presidenciale në shtator. “Qenia anëtar i një klubi, të jep avantazhe, por dhe përgjegjësi. Njëra prej tyre është pjesëmarrja në votim të dielën që vjen. Unë do të votoj për të mbajtur të njëjtët njerëz në drejtim”, - ishte deklarata e Krujfit për median. “Këtë nuk e bej sepse janë miqtë e mi, unë do të votoj që të qëndrojnë edhe për katër vjet të tjerë, në mënyrë që të përfundojnë mandatin e tyre. Mocioni duhet pranuar si një e drejtë brenda rregullores, por kur zgjidhet një president, ai duhet ta ushtrojë këtë detyrë për katër vjet”, - tha Krujf.

7 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›