Pse turistët e duan Kafkën kaq shumë?
Franc Kafka është një nga shkrimtarët më të njohur të hapësirës gjermanisht-folëse.
Kafka lindi më 3 korrik 1883, para 125 vjetësh, në Pragë, kryeqytetin e sotëm çek, që asokohe ishte pjesë e perandorisë austrohungareze. Zona e turistëve në Pragë të çon te unaza përmes rrugicave të ngushta të pjesës së vjetër të qytetit. Dyqanët e suvenirëve rreshtohen përkrah njëri-tjetrit. Në mes të mallrave të bie në sy edhe emri i Franc Kafkës. “Kemi bluza me emrin e Kafkës, apo filxhanë me fotografinë e tij”, thotë një shitëset e suvenirëve. “Biznesi me Kafkën ka funksioniuar gjithmonë”, - tregon ajo. Por edhe në muzeun e Kafkës, krahas informacionit mbi jetën dhe veprën e shkrimtarit të njohur, ofrohen gjithëfarësoj suveniresh, në kujtim të figurës së tij që nga shenjueset për lexim me portretin e Kafkës, deri te mausi i kompjuterit me nënshkrimin e shkrimtarit të njohur. E reja e fundit është një stilolaps, ku Kafka noton. “Një Kafkë që noton është një suvenir mjaft i dashur”, thotë shitësja.
Kafka lindi në një familje hebrejsh
Më 3 korrik 1883, Kafka lindi në një familje hebrjsh në Pragë. Pas një fëmijërie e rinie të vështirë, me një baba që atij i dukej shpeshherë i padrejtë dhe i plotfuqishëm, vijnë studimet në degën e juridikut dhe një punë në një shoqëri sigurimesh. Ky ishte thjesht një profesion për të fituar bukën e gojës sepse ajo që donte të bënte Kafka, ishte thjesht të shkruante. “Kur Gregor Samsa u ngrit një mëngjes pas ëndrrash të shqetësuara, ai e pa veten në krevat të shndërruar në një insekt të frikshëm.” Kështu fillon tregimi i Kafkës “Metamorfoza”, në të cilin Gregor Samsa vazhdon ekzistencën e tij si një insekt, gjithnjë e më shumë i pavlefshëm, derisa ai vdes. Një lehtësim për familjen e Samsës. Të errëta, mistike, irreale të duken tregimet e Kafkës. Kafkeske si bën fjalë studiuesi i letërsisë, Milan Tvrdik. “Kjo është diçka që lidhet së tepërmi me Pragën. Duhet të jetosh në këtë qytet që ta kuptosh këtë. “Kafkeske” do të thotë diçka që është e përçudshme, në ëndrra, në botën irreale, që ndonjëherë del në krye dhe realiteti në qytet të shenjon më shumë sesa vet jeta.”
Absurdi i Kafkës
“Letërsinë e Kafkës e karakterizon hendeku i madh mes individit dhe shoqërisë”, sqaron Tvrdik. Gjithnjë bëhet fjalë për ballafaqimin e një njeriu të vetmuar me ambientin familjar, me një shoqëri anonime dhe një burrokraci të pamëshirshme teknokrate. Edhe punonjësja në biletarinë e muzeut të Kafkës dridhet kur kujton letërsinë e tij: “Vetë i kam lexuar tregimet e tij dhe gjithnjë me një ndjesi tmerri i kam hedhur mënjanë. Me këtë ne nuk jemi ballafaquar ende. Kam përshtypjen se absurditetin që përshkruan ai, ne e kemi përjetuar në vitet e komunizmit.”
Pse turistët e duan Kafkën?
“Në vitet 90-të, pas rrënies së Murit, Praga u rizbulua. Qyteti ishte në gjendje errësire dhe mbulohej me lidhjen me Kafkën e me veprën e tij. Me sa duket, kjo zgjoi interesin për të zbuluar sesi jetohej në këtë qytet të largët. Ky është ndoshta një shpjegim për valën e turistëve pas viteve 90-të. Dhe fenomeni “Kafka i pëlqyeshem” është një zbulim i kohëve moderne e postmoderne. Kafka vdiq në moshën 40-vjeçare nga turbekulozi i mushkrive, por sipas studiuesit Tvrdik “Kafka nuk vdes kurrë!”
(D.W.)
Humor
Vonesa
Nëna pyet të bijën, e cila sapo ishte kthyer nga një party:
-Shumë u vonove bija ime. Nisa të bëhesha merak për ty, po më thuaj, si ja kalove?
-S’di ç´të të them mama. Do të kthehesha shumë më herët, por nuk po e gjeja fustanin,- përgjigjet e bija.
Me katër djem…
Një mbrëmje, duke përfituar nga mungesa e prindërve, vajza fton në shtëpi 4 miq të saj .
-Si shumë e zgjuar je! -i thotë mamaja, - po si ja bën që merresh njëherësh me të katërt ?
-Shumë e thjeshtë, tre nga aya argëtohen duke parë televizorin…
Parkimi
Djali kthehet në shtëpi nga mërgimi dhe nëna e pyet:
-Rrugë e gjatë bir, u lodhe shumë?
-Jo dhe aq mama.
Nëna që e pyet sërish:
-Po me se ke ardh?
-Me aeroplan mama.
-Obobo të mjerët ne, s’kemi ku ta parkojmë...
Horoskop
Dashi
Duke pasur parasysh që qielli juaj sot është i mbushur me ndonjë re, një impuls energjik mund të jetë një ndihmë për tu qartësuar pak.
Demi
Edhë nëse është verë, ndonjë ditë me qiellin e zi mund t’i ndodhë të gjithëve. E rëndësishme është ta merrni ditën me filozofi pozitive e optimizëm.
Binjakët
Duke parë që ambienti i punës mund të jetë teatri i ndonjë goditjeje skene, mundohuni ta shfrytëzoni situatën në avantazhin tuaj.
Gaforrja
Më në fund, Hëna kthehet në një shenjë mike si ajo e Akrepit dhe rretë do të largohen. Ndiheni përsëri të sigurt në ambinetin tuaj.
Luani
Nuk do të jetë një ditë plotësisht pushim dhe kjo për shkak të Hënës tek Akrepi, në kuadrat me Mërkurin. Krenaria në dashuri është pa vend.
Virgjëresha
Duhet të falënderoni Hënën tek Akrepi, nëse sot ndjeheni të karikuar me energji pozitive. Përfitoni për të mbaruar programet për pushime.
Peshorja
Mundohuni të vlerësoni aftësitë tuaja, duke u orientuar drejt objektivave përfundimtarë. Papritur, sot mund të gjendeni në një situatë bezdisëse.
Akrepi
Hëna në shenjën tuaj nuk parashikon një ditë të qetë. Letrat dhe dokumentat e rëndësishme, si dhe një sërë të papriturash do t’iu hanë kohën e lirë.
Shigjetari
Aksionet shqetësuese të Venusit ju ftojnë të kërkoni konsense dhe konfirmime në vende të tjera. Mos e ekzagjeroni me kërkesat ndaj partnerit.
Bricjapi
Me bashkëpunimin e Hënës tek Akrepi, do të rifitoni vendosmërinë e guximin dhe do të merrni në kontroll të gjithë situatën. Shëndeti i mirë.
Ujori
Sot Neptuni vihet në provë të vështirë nga opozita e Marsit, që ngatërron emocionet dhe humb energji. Nëse ndjeni dhimbje konsultohuni me mjekun.
Peshqit
Ideja e mrekullueshme që gjërat rrjedhin me shumë lehtësi, do t’iu japë karrikimin e duhur dhe më shumë liri për tu hedhur në aksion.
7 Korrik 2008