E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qato flet për “Ora Sport”: Në ring për fitore

Kreshnik Qato ka folur për ”Ora Sport” nga Londra përpara ndeshjes ndaj Mat Hainey për titull kampion Anglie. Qato ka zhvilluar rreth një muaj stërvitje në Francë dhe ka deklaruar se është gati për këtë ndeshje të madhe. Qato ka falenderuar promotorin e tij, zotin.Ylli Ndroqi për mbështetjen dhe mundësinë e stërvitjes në Francë, ndërsa ka falenderuar edhe kompaninë Yldon.

“Falenderoj së pari zotin. Ylli Ndroqi për mbështetjen dhe sponcorizimin, jam në formën time më të mirë, kam bërë të gjitha përgatitjet, kam 4 javë që stërvitem në Francë.Të jesh kampion Anglie nuk është pak, ne synojmë të marrim këtë titull dhe më pas pse jo dhe ndonjë titull më të mirë, t`ia lëmë kohës. Për mua ska rëndësi me kë ndeshëm, rëndësi ka që jam në formën time më të mirë dhe për mua kjo ka rëndësi, unë hyj në ring për fitore” u shpreh ai.

Qato tha se është në formë të shumë të mirë fizike dhe psikologjike për ti përballuar të dhjeta raundet, ndërsa theksoi se pritet të ketë shumë shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen e së shtunës, të cilët janë një mbështetje e madhe për të.

“Kam mbështetje të gjerë, e shoh interesin e tyre, rëndësia e tifozëve është e jashtëzakonshme dhe ka rol kyc”theksoi Qato.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›