E Diel, 1 Nëntor 2026

Kamza-Vllaznia 1-0, fitorja e parë historike

/* */

Kamza regjistroi fitoren e parë historike në Kategorinë Superiore, duke mposhtur 1-0 Vllazninë, në ndeshjen hapëse të javës së dytë. 

Pas një pjesë të parë pa gola, ishte sulmuesi Eleandro Pema ai që realizoi golin me vlerën e tri pikëve, pikërisht në minutën e 47-të. Një triumf i merituar i “djemve” të Ernest Gjokës, të cilët rikuperuan menjëherë pas humbjes dramatike 2-1 me Flamurtarin, në minutat e fundit e ndeshjes në javës e parë. 
Edhe pse goleadori Xhevair Sulaj dhe sulmuesi tjetër i talentuar shkodran, Armando Vajushi, u përpoqën për të shënuar në portën e mbrojtur nga Bytyçi, nuk ia dolën dot të gjejnë golin e barazimit. Pas fitores 3-1 me përmbysje ndaj Laçit në “Loro Boriçi”, Vllaznia hodhi hapin e parë fals në transfertë. 
Në javën e tretë, Kamza do të udhëtojë drejt Ballshit në sfidën me Bylisin (1 fitore dhe 1 barazim në dy ndeshjet e para), ndërsa Vllaznia do të presë në Shkodër, Teutën.

KATEGORIA SUPERIORE JAVA II
16.09.2011 Kamza-Vllaznia 1-0 Shënues: Pema 47’
Laçi-Bylis 2-2 Shënues: Dragiçeviç 76’, Trajkoviç 84’ p/ Dimo 20’, Gega 81’
17.09.2011 Kastrioti-Tirana 16:00 Teuta-Flamurtari 18:00 Shkumbini-Apolonia 16:00 Pogradeci-Tomori 16:00 18.09.2011 Dinamo-Skënderbeu 15:00 RENDITJA 1 Bylis 2 4 2 Kastrioti 1 3 3 Apolonia 1 3 4 Vllaznia 2 3 5 Flamurtari 1 3 6 Teuta 1 3 7 Kamza 2 3 8 Skënderbeu 1 1 9 Tomori 1 1 10 Laçi 2 1 11 Tirana 1 0 12 Dinamo 1 0 13 Shkumbini 1 0 14 Pogradeci 1 0
Golashënuesit 3 gola: Sukaj (Vllaznia), Dimo (Bylis, 1p) 2 gola: Inkango (Kastrioti) 1 gol: Uashington (Bylis), Abazaj (Bylis), Koreshi (Bylis), Dervishi (Shkumbini, 1p), Magani (Shkumbini), Emurllahu (Laçi), Dragiçeviç (Laçi), Trajkoviç (Laçi,1 p)Rama (Apolonia), Gërxho (Apolonia), Veliu (Flamurtari), Begaj (Flamurtari), Mici (Kamza), Muçollari (Kastrioti), Turdiu (Kastrioti, 1p), Markoviç (Teuta), Pema (Kamza), Gega (Bylis) 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›