Laci-Bylis 2-2, kembengulje ballshiote

/* */
Bylis mori kryesimin e përkohëshëm të Kategorisë Superiore, pas barazimit 2-2 në Laç, në një takim të zhvilluar pa praninë e shikuesve.
Ballshiotët e drejtuar nga trajneri turk Naxhi Shansoj kaluan dy herë në avantazh, por pa mundur të marrin tri pikët.
Ishte kapiteni i Bylisit, Amarildo Dimos, ai që shënoi golin e parë në minutën e 20-të, duke i çuar ekipet në dhomat e zhveshjes me avantazhin e ballshiotëve e që rezistoi deri në mintuën e 76-të, kur sulmuesi kroat Mate Dragiçeviç barazoi shifrat në 1-1. Për Dimon ky ishte goli i tretë në dy ndeshje, duke u barazuar me Sukajn e Vllaznisë, në krye të renditjes.
Mesfushori i Bylisit, Armand Gega i dha sërsish avantazhin ekipit të tij në minutën e 81-të, por mesfushori serb Dragan Trajkoviç barazoi rezultatin në të 84’ nga pika e bardhë. Pas pikës së marë në fushën e vështirë të Laçit, Bylisi kryeson pas javës së dytë me katër pikë në dy ndeshje, duke regjistruar edhe fillimin më të mirë në sezonet e fundit në Superligë.
Pas kësaj ndeshjeje, dy skuadrat kanë secila nga katër fitore në nëntë përballje historike dhe nga një barazim. Në javën e tretë, Bylis do të presë Kamzën debutuese, ndërsa Laçi do të luajë kundër Apolonisë në Fier.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA II
16.09.2011
Kamza-Vllaznia 1-0
Shënues: Pema 47’
Laçi-Bylis 2-2
Shënues: Dragiçeviç 76’, Trajkoviç 84’ p/ Dimo 20’, Gega 81’
17.09.2011
Kastrioti-Tirana 16:00
Teuta-Flamurtari 18:00
Shkumbini-Apolonia 16:00
Pogradeci-Tomori 16:00
18.09.2011
Dinamo-Skënderbeu 15:00
RENDITJA
1 Bylis 2 4
2 Kastrioti 1 3
3 Apolonia 1 3
4 Vllaznia 2 3
5 Flamurtari 1 3
6 Teuta 1 3
7 Kamza 2 3
8 Skënderbeu 1 1
9 Tomori 1 1
10 Laçi 2 1
11 Tirana 1 0
12 Dinamo 1 0
13 Shkumbini 1 0
14 Pogradeci 1 0
Golashënuesit
3 gola: Sukaj (Vllaznia), Dimo (Bylis, 1p)
2 gola: Inkango (Kastrioti)
1 gol: Uashington (Bylis), Abazaj (Bylis), Koreshi (Bylis), Dervishi (Shkumbini, 1p), Magani (Shkumbini), Emurllahu (Laçi), Dragiçeviç (Laçi), Trajkoviç (Laçi,1 p)Rama (Apolonia), Gërxho (Apolonia), Veliu (Flamurtari), Begaj (Flamurtari), Mici (Kamza), Muçollari (Kastrioti), Turdiu (Kastrioti, 1p), Markoviç (Teuta), Pema (Kamza), Gega (Bylis)