Java 2, sot luhen kater ndeshje te Superliges

/* */
Sot ne oren 16:00 luhen Kastrioti-Tirana, Shkumbini-Apolonia, Pogradeci-Tomori dhe Teuta-Flamurtari (18:00)
Kastrioti -Tirana 16:00 Trajneri spanjoll Hulian Rubio është para një rreziku të madh, nëse Tirana e tij do të dështojë ndaj Kastriotit në Krujë. 24 herë kampionët e Shqipëisë humbën ndeshjen hapëse me Teutën në “Qemal Stafa” dhe një tjetër hap fals i fituesve të freskët të Superkupës do të thoshte shumë për fatin e ardhshëm të trajnerit të tetë të huaj të bardhebluve. Krutanët bënë një merkato të skëlqyer gjatë merkatos verore dhe këtë e dëshmoi edhe fitorja 4-0 me Pogradecin në javën e parë. Bilanci: 103 ndeshje 63 fitore Dinamo 30 barazime 10 fitore Skënderbeu Pogradeci-Tomori 16:00 Tomori synon të prodhojë të njëjtën performancë në Pogradec ndaj kampionëve në fuqi të Kategorisë së Parë, ashtu siç bëri edhe në Korçë, në barazimin pa gola ndaj kampionëve të Superligës, Skënderbeut. Pogradeci, i drejtuar nga Ylli Çekiçi dhe me disa lojtarë maqedonas,, pësoi humbjen më të thellë në javën e parë (4-0 nga Kastrioti) dhe liqenorët synojnë të bëjnë një prezantim dinjitoz para tifozëve të tij, në paraqitjen e parë të tij në Superligë, pas 18 vjetësh mungesë. Bilanci: 10 ndeshje 3 fitore Pogradeci 3 barazime 4 fitore Tomori Shkumbini-Apolonia 16:00 Shkumbini pësoi një humbje të thellë 5-2 me Bylisin në “Adush Muça” të Ballshit, por përpara tifozëve të tij në Peqin, djemtë e Kristaq Miles besojnë se do të zhvillojnë një tjetër performancë. Apolonia e trajnerit të sprovuar, Stavri Nica, fitoi 2-0 në “Loni Papuçiu” ndaj një Dinamoje modeste, por përballë peqinasve edhe më optimistët nga kampi fierak presin një sfidë shumë të vështirë. Shkumbini do të ketë edhe shërbimin e Fejzo Shënajt, ndërsa bardhjeshilët e Apolonisë do ta nisin me të njëjtin formacion fitues.
Bilanci: 27 ndeshje 12 fitore Shkumbini 6 barazime 9 fitore Apolonia Teuta-Flamurtari 18:00 Teuta i befasoi të gjithë me atë fitore 1-0 kundër Tiranës në “Qemal Stafa”, por trajneri Hasan Lika beson se të njëjtën cilësi loje futbollistët durrsakë mund ta dëshmojnë edhe ndaj nënkampioneve të vendit, Flamurtarit. Formacioni “axurr” dallohet për harmonizimin e lojtarëve me përvojë dhe atyre të rinj. Sezonin e kaluar, vlonjatët morën vetëm një pikë nga dy përballjet në “Niko Dovana”. Trajneri i Flamurtarit, Edmond Lutajt, synon të përsërisë suksesin ndaj Kamzës, ndaj të cilëve fituan me një gol në minutat e fundit me në Gjirokastër. Bilanci: 131 ndeshje 36 fitore Teuta 47 barazime 48 fitore Flamurtari