E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamza, Zhupa bën gati afrimet e reja

kamza

Trajneri ri i skuadrës ka objektiv sigurimin e mbijetesës për skuadrën në fazën dytë, për të cilën do bëhen shumë ndryshime

Ekipi i Kamzës do të prezantohet në fazën e dytë me trajnerin e tretë për këtë sezon, Eduard Zhupën, të cilit i është ngarkuar detyra e vështirë për të siguruar mbijetesën. Ndryshimet priten të jenë të mëdha në radhët e kamzalinjëve, ku pjesa e lojtarëve me eksperiencë kanë deklaruar se do të largohen, ndonëse presidenti Naim Qarri ka konfirmuar se lojtarët janë nën kontratë dhe nuk mund të largohen sipas qejfit. Gjasat janë që Kamza e fazës së dytë të bazohet tek futbollistët me moshë të re, kryesisht ata që janë produkt i skuadrës së të rinjve, që drejtohet nga trajneri Fatmir Tare, por edhe të tjerë që do të përzgjidhen nga trajneri Zhupa në ditët e para të janarit. Kamza nuk ka arritur të njohë fitoren në 11 ndeshjet e fundit, ku ka pësuar shtatë humbje dhe ka arritur të barazojë në katër ndeshje. Pikërisht, kjo ecuri e dobët ka bërë që skuadra ta shohë veten në vendin e parafundit në renditjen e Kategorisë së Parë me 14 pikë. Kujtojmë që ky ekip e shikonte veten në Superligë një vit më parë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›