E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kanabis me postë nga SHBA, policia kap “mat” dy të rinjtë në Tiranë

Kevin Qorpasha, 24 vjeç dhe Dion Hoxha, 22 vjeç, janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kapën në flagrancë teksa morën një pako me lëndë narkotike në një degë postare.

Policia njofton se dy të rinjtë u kapën në flagrancë menjëherë pasi morën në një degë postare në Vorë, një pako me 1 kg e 52 g Cannabis me përqindje të lartë THC, të trafikuar nga ShBA, me qëllim shitjen në Shqipëri.

Pakoja me lëndën narkotike u sekuestrua.

Më 23 prill policia goditi një tjetër rast të trafikimit të drogës me postë nga SHBA.

Në pranga ra shetasi italian Manuel Morella. Ai u kap në flagrancë duke marrë një pako me lëndë narkotike cannabis sativa me përqindje të lartë TCH, që ishte trafikuar nga SHBA, nëpërmjet shërbimit postar.

Policia i sekuestroi 917 gramë cannabis sativa me përqindje të lartë TCH (me vlerë rreth 20 000 euro), një shumë të konsiderueshme parash dhe 7 celularë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›