E Hënë, 2 Nëntor 2026

Qarkullonte me armë në automjet dhe tentoi t’i ikte policisë, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 19-vjeçar, i cili qarkullonte i armatosur.

I riu gjithashtu tentoi të arratisej në momentin që u lokalizua nga policia.

Në kuadër të operacionit “Golden Gun” u bë arrestimi i shtetasit A. T., 19 vjeç, banues në Zall Mner.

“Gjatë operacionit, në Kamëz, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin me të cilin qarkullonte shtetasi A. T. dhe i kanë bërë shenjë ndalimi. Ai nuk është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe ka tentuar të largohet me shpejtësi, por si rezultat i veprimeve të shpejta policore është kapur dhe vënë në pranga”, njofton policia.

Gjatë kontrollit në automjetin e 19-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›