Kanada: Numri i të vdekurve - 13, të zhdukur – 50

Numri i të vdekurve nga përplasja e trenit transportues në provincën Kuebek në Kanada ka arritur në 13, ndërsa sipas zyrtarëve afro 50 vetë konsiderohen të zhdukur.
Treni po transportonte naftë dhe u përplas në vendin Lac-Megantic, të shtunën në mëngjes.
Së paku pesë vagona ekspoduan, duke i shkatërruar afro 30 ndërtesa, transmeton Rel.
Zyrtarët e mbrojtjes së ambientit kanë tërhequr vëretjen se 100 mijë litra naftë, që kanë rrjedhur nga treni, mund të derdhen në lumin e afërt, Shën Lorenc. /Indeksonline/