E Diel, 1 Nëntor 2026

Oficeri ndërlidhës i Kosovës shkon në Beograd më 17 korrik

Oficeri i ri ndërlidhës i Kosovës në Serbi shkon në Beograd më 17 korrik, shkruan gazeta e Beogradit “Novosti”.

Sado që Sadiku, i cili është tërhequr nga vendi i ambasadorit në Kroaci, është emëruar oficer para njëzet ditësh, shkuarja e tij në Beograd u shty në mënyrë që përgatitet sa më mirë për detyrën e re.

Sipas gazetës, Sadiku ka marrë instruksione detaje, në mënyrë që të mos bëjë gafe sikur nga pararendësi i tij Lulzim Peci, për ç’shhkak kishte protestuar Beogradi dhe që në publik të japë vetëm deklarata për “misionin e vet teknik” pa vlerësime politike për marrëdhëniet ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

"Sadikut i është ndaluar rreptësisht të insistojë se oficerët ndërlidhës kanë status diplomati", transmeton gazeta.

Oficeri i ri ndërlidhës, shkruan Novosti, është emëruar me procedurë të shpejtë nga presidentja Atifete Jahjaga e me propozim të ministrit të jashtëm Enver Hoxhaj e për këtë zgjidhje më së shumti ka ndikuar fakti se Sadiku është përfaqësues i “rrymës së butë” në udhëheqjen e politikës së normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Ofiicerët ndërlidhër ndërmjet Prishtinës e Beogradit janë këmbyer që nga 17 qershori , por Lulzim Peci është larguar vetëm pas dy ditësh pas konfliktit me Thaçin për shkak të deklaratës se normalizim i marrëdhënieve do të thotë njohje e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

“Novosti” po ashtu thekson se”përmes kanaleve jozyrtare Sadikut i janë dërguar sinjale që të mos vendosë kurrfarë simbolesh të shtetit të Kosovës si stema, flamuri, etj.” /Indeskonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›