Kanada, Stifen Harper fiton zgjedhjet

Partia konservatore e kryeministrit kanadez, Stifen Harper ka fituar shumicën e vendeve në Kuvend në zgjedhjet e përgjithshme të Kanadasë.
Harper i cili e fillojë detyrën e kryeministrit në vitin 2006 i ka fituar dy palë zgjedhje, mirëpo deri më tani asnjëherë nuk e ka pasur shumicën në parlament. Votuesit e majtë në zgjedhjet e së hënes ndanë votat e tyre në mes të Demokratëve të rinj dhe Liberalëve ndërsa këta të fundit që rregullisht kanë qenë ose në pushtet ose në krye të opozitës, në këto zgjedhje kanë dalë si forca e tretë e Kanadasë.
Blloku separatist i Kebekut që kërkon pavarësimin e krahinës ku dominojnë banorët frengjisht folës, kanë fituar vetëm katër vende, shumë më pak në krahasim me 47 sa kishin në parlamentin e kaluar.