Bin Laden u vra nga truproja e vet
Plumbi i cili ka vrarë kryeterroristin Osama Bin Laden ka shumë mundësi të jetë nxjerrë nga arma e truprojes së tij dhe jo nga ndonjë komando amerikane. Kështu flitet sot në të përditshmen e Islamabad-it.
Gazeta, duke cituar një përgjegjës të forcave pakistaneze të cilat kanë marrë në dorë situatën pas largimit të komandove amerikane, hedh hije dyshimi se njeriu më i kërkuar në botë është vrarë nga një prej truprojave të tij, i cili kishte marrë porosi që më parë që ta kryente këtë akt, me qëllim që të mos lejonte kapjen gjallë nga forcat amerikane.
Sipas këtij burimi, një gjë e tillë, del në pah edhe nga vetë dinamika e ngjarjes, pasi konfirmohet se Bin Laden është vrarë nga një plumb i vetëm.