E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga 5 personave, per tentativë të hedhjes në erë të reaktorit

Mund të quhet si tentativë e parë për t`u hakmarrë ndaj vrasjes së Osama Bin- Laden ajo që ka ndodhur në Londër, ku pesë persona janë arrestuar për tentativë të hedhjes në erë të një reaktori bërthamor.
 

Policia britanike njoftoi se ka arrestuar 5 persona në veriperëndim të vendit, të dyshuar për terrorizëm. Ngjarja ndodhi pak orë pasi kryeministri Cameron nxiti Britaninë të jetë vigjilente për shkak të hakmarrjes së mundshme pas vrasjes së Osama Bin- Ladenit.
Të pesë personat ishin në të 20-tat dhe vinin nga Londra. Ata u arrestuan pranë një reaktori bërthamor.
 

"Kishte dyshime për shkak se ata u afruan shumë afër perimetrit hyrës të centralit", ka thënë një zëdhënës i njësisë Anti-Terror. Ata u dërguan në Manchester për t`u marrë në pyetje. Centrali Sellafield është ndërtuar në vitet 1940.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›